Flamengo fitoi ndaj Athletico Paranaense trofeun e tretë Libertadores në historinë e klubit. Goli i Gabriel Barbosa jo vetëm që i dhuroi klubit brazilian trofeun më të rëndësishëm në futbollin amerikano-jugor, por lejoi edhe David Luiz që të hynte në grupin e lojtarëve që kanë fituar gjatë karrierës së tyre edhe Libertadores, edhe Champions League.
Në të gjithë historinë e futbollit, vetëm 13 janë lojtarët që kanë arritur t’i fitojnë këto dy trofe, që janë më të rëndësishmit për klube.
Në fotogalerinë e mësipërme, ju njohim me 9 brazilianët dhe 3 argjentinasit që kanë ngritur lart Libertadores dhe Champions. (A2 Televizion)

























