Tre gola për Championsin, Manchester United “sheh” sërish Europën

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2020, 17:15 | Futboll

Mancheser United ka fituar sot me rezultatin 3-0 ndaj Watford dhe tashmë sheh konkretisht mundësinë e vendit të katërt që do t’i garantonte pjesëmarrjen në Champions League vitin e ardhshëm.

Golat u shënuan pak para përfundimit të pjesës së parë falë një penalltie të Fernandes, me “djajtë kuq” që sigurojnë tre pikëshin me golin vërtetë të bukur të Martial në të 58’ me një aksion personal.

Goli i Martial

Golin e tretë e shënon talenti 18-vjeçar Greenwood, të katërtin në sezon. Manchester United tashmë është vetëm tre pikë nga rivalja për Champions, londinezët e Chelsea. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos