Serie A, një “poker” i Romës për të ëndërruar Championsin

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2020, 21:40 | Futboll
Serie A, një “poker” i Romës për të

Në një Serie A të përgjysmuar nga alarmi për koronavirus, Roma gjen gjallërinë e humbur dhe dominon Leccen me një poker golash që e afron me vendin e katërt, që do të thotë kualifikim në Champions.

Ndeshja nuk u vu kurrë në diskutim, me turkun Under që shënon në të 13-ën, i pasur nga Mkhitaryan, Dzkeko dhe Kolarov, pikërisht lojtarët më të diskutuar gjatë javëve të fundit të karakterizuara nga humbje për djemtë e teknikut Fonseca, që virtualisht i afrohen Atalantës me -3.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos