
Lazio vijon marshimin në Serinë A.
Skuadra e Thomas Strakoshës nuk i ndahet Juventusit, që një ditë më parë mposhti SPAL-in në transfertë dhe e sheh veten vetëm një pikë pas bardhezinjve pas fitores 3-2 ndaj Genoa.
Për Lazion shënuan Marusic, Immobile dhe Cataldi, ndërsa për vendasit nuk ishin të mjaftueshëm golat e Cassata dhe Criscito, i cili shënoi me 11-metërsh.
Kjo ishte ndeshja e 20 radhazi pa humbje për ekipin e drejtuar nga Simone Inzaghi. (A2 Televizion)