
Organizata joqeveritare, aktivistë dhe qytetarë protestuan sërish të shtunën në Beograd për heqjen e muralit kushtuar kriminelit të dënuar të luftës Ratko Mlladiç.
Protesta "Murali duhet të rrëzohet" u mbajt disa qindra metra larg nga murali pasi policia pengoi aktivistët të afroheshin pas incidenteve në protestën e mëparshme.
Organizatorët e protestës thanë se është koha që shteti i Serbisë të ndalojë mohimin e gjenocidit në Srebrenicë, për të cilin Ratko Mlladiç, si gjeneral i Ushtrisë së Republikës Sërspka, u dënua me burgim të përjetshëm në Hagë. (A2 Televizion)