Sërish radhë për ndihma ushqimore në Shkodër, njerëzit janë të paqartë

Nga A2 CNN
24 Mars 2020, 15:43 | Sociale
Sërish radhë për ndihma ushqimore në Shkodër,

Dhjetëra qytetarë shkodranë në vështirësi ekonomike janë dyndur sërish mëngjesin e kësaj të marte pranë Bashkisë për të përfituar ndihma në ushqime. Edhe pse Bashkia e Shkodrës për të shmangur krijimin e radhëve ka vënë në dispozicion një numër telefoni, ku njerëzit mund të telefonojnë dhe të lënë emrin, sërish radhët nuk kanë munguar

Edhe këtë të martë është dashur ndërhyrja e policisë për të sqaruar njerëzit. Për familjet në pamundësi financiare, autoritetet kanë deklaruar se do të garantojnë artikujt e nevojshëm ushqimorë në mënyrë që të përballojnë izolimin në shtëpi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos