
Bordi i Transparencës ka miratuar çmimet e reja (në rritje) të tregtimit me shumicë dhe pakicë për karburantet.
Kështu, me pakicë, një litër naftë do të tregtohet me 243 lekë, benzina ndërkohë do të blihet me 223 lekë për litër. Çmimi i gazit të lëngshëm për automjete, që do të shitet me 106 lekë për litër.
Çmimet aplikohen nga ora 18:00 e ditës së sotme dhe deri në mbledhjen e radhës. (A2 Televizion)