All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Shtrenjtimi i karburanteve, BB: Kriza e çmimeve do të vazhdojë deri në fundin e 2024

Nga A2 CNN
29 Prill 2022, 12:38 | Ekonomi
Shtrenjtimi i karburanteve, BB: Kriza e çmimeve do të vazhdojë
All - Paragraf - 1

Shqiptarët do të vijojnë të paguajnë shtrenjtë për naftën, benzinën e gazin deri në të paktën, fundin e vitit 2024. Në kushtet e vijimit të rritjes së çmimeve ekspertët e shohin me skepticizëm rolin e Bordit të transparencës. Ata këshillojnë uljen e taksave edhe ngritjen e një Enti Rregullator.

Çmimet e karburanteve do të vijojnë të mbesin të larta. Banka Botërore parashikon se shqiptarët do të paguajnë më shtrenjtë për naftën, benzinën e gazin, së paku deri në fundin e vitit 2024.

All - Paragraf - 3

Teksa kriza e çmimeve do të vijojë, për ekspertë të fushës menaxhimi i situatës me anën e të ashtuquajturit “Bordi i Transparencës” nuk mund të arrihet.

Në vend të Bordit, ekspertë rekomandojnë ngritjen e një Enti Rregullator për Hidrokarburet i cili do të kryejë edhe rregullimin e çmimeve. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos