Sërish shpërthim në veri të Mitrovicës

Nga A2 CNN
3 Korrik 2023, 11:30 | Kosova
Sërish shpërthim në veri të Mitrovicës

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sërish mbrëmë pas mesnate tek "Tre rrokaqiejt" në veri të Mitrovicës.

Shpërthimi është dëgjuar rreth orës 01:00, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë për rajonin e veriut, ka thënë për KosovaPress se policia nuk ka arritur ta konfirmojë saktë vendin ku është hedhur mjeti shpërthyes, por që nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale.

“Mbrëmë kemi dëgjuar një shpërthim. Nuk ka të lënduar e as dëme materiale”, ka thënë ai.

Kujtojmë se ditë më parë persona deri tash të panjohur kishin sulmuar me mjet shpërthyes pikë kontrollin policor në këtë lagje, por nuk kishte të lënduar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos