Sërish tensione në familjen mbretërore, çfarë do të veshë princ Harry në funeralin e gjyshit?

Nga A2 CNN
15 Prill 2021, 08:45 | Lifestyle
Sërish tensione në familjen mbretërore, çfarë do

Familja mbretërore gjendet në mes të një tjetër tensioni, lidhur me funeralin e princit Philip.

Pas dyshimeve nëse princ Harry dhe dukesha e Sussex, Meghan Markle, do të ishin pjesë e grupit të vogël që do të marrë pjesë në ceremoninë mortore, diskutimi i radhës lidhet me veshjen e Harryt.

Duke qenë se ai ka hequr  dorë nga titujt mbretërorë ka mosmarrëveshje në lidhje me atë çfarë do të veshë gjatë ceremonisë së lamtumirës së gjyshit të tij. Sipas The Sun, princi William, princi Edward, princeshë Anne dhe princi Andrew pritet të vishen me kostumet tipike të regjimentit, ndërsa për Harryn ende nuk ka një vendim.

Disa anëtarë mendojnë që William do të veshë një kostum formal për t'ju përshtatur të vëllait siç ka dhe të tjerë që thonë se Harry duhet të veshë një kostum bazik ushtarak në nder të viteve që i ka shërbyer mbretërisë. Gjithsesi, vendimin në fund do ta marrë mbretëresha Elizabeth, e cila i cakton secilit prej pjesëmarrësve në ceremoni veshjen e duhur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos