
Sevilla është një nga skuadrat më në formë në kampionatin spanjoll dhe këtë e tregoi fitorja e gjashtë radhazi.
Skuadra andaluziane ka një ecuri mbresëlënëse duke shtuar këtu faktin që duhet të luajë edhe një ndeshje më shumë e që mund ta pozicionojë edhe më lart në renditje.
Sevilla mundi edhe Osasuna, 2-0, me golat e Diego Carlos dhe Luk De Jong ndërsa është ngjitur në vendin e tretë, duke zbritur më poshtë Barcelonën.
Skuadra e spanjollit të mirënjohur, Julien Lopetegi, ka për momentin 48 pikë, 4 më pak se Real Madrid dhe 7 pikë me pak se vendi i parë që mbahet nga Atletico. (A2 Televizion)