Shkëlqen Broja me gol, por PSV e përmbys me “heroin” gjerman

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2021, 19:15 | Futboll

Vijon të shkëlqejë në Eredivizie Armand Broja. Sulmuesi 19-vjeçar i kombëtares kuqezi, realizoi sot golin e avantazhit të Viteshes ndaj gjigantëve holandezë të PSV, duke goditur saktë brenda zonës me një gjakftohtësi mbresëlënëse, duke ditur moshën e tij tëre.

Ky ishte realizimi i tetë i shqiptarit të huazuar nga Chelsea në kampionatin holandez, një bilanc shumë pozitiv, duke parë edhe disa probleme të tij shëndetësore gjatë sezonit.

Realizimi i Armando Broja ndaj PSV

Fatkeqësisht, performanca e tij nuk shmangu disfatën për ekipin, i cili u barazua dhe u përmbys në minutat e fundit nga një yll që dukej disi i venitur si Mario Goetze, gjermani që i dhuroi vendit e tij kupën e Botës në Brazil, me golin e vetëm të finales. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos