
Në një nga sfidat më të rëndësishme të Europa League, spanjollët e Sevilla kualifikohen ndaj Lazios falë rezultatit të pastër 2-0.
Sevilla kishte ftuar edhe në Romë, duke dominuar lojën. Në Spanjë, është ekipi italian që ka mundësi të ndryshme për të kaluar në avantazh, por shpërdorojnë ose akuzojnë arbitrin për një episod ndaj Senad Lulic që mund të ishte ndëshkuar me penallti, dhe mund të ndryshonte rrjedhën e lojës.
Spanjollët gjithsesi shënojnë me Ben Yedder në minutën e 20’, pas një pritje të Strakoshës dhe Sarabia në 78’, duke kaluar në turnin tjetër. (A2 Televizion)