Sezoni turistik, Greqia lehtëson masat anticovid

Nga A2 CNN
2 Maj 2022, 08:00 | Bota
Sezoni turistik, Greqia lehtëson masat anticovid

Në prag të nisjes së sezonit turistik, Greqia ka vendosur të lehtësojë më tej masat kundër koronavirusit, që penguan ecurinë ekonomike të vendit për dy vite me radhë.

Organi i aviacionit civil grek ka njoftuar së fundmi heqjen e të gjitha kufizimeve në lidhje me koronavirusin për fluturimet e brendshme dhe ndërkombëtare, me përjashtim të detyrimit për të mbajtur maska ​​në aeroport dhe gjatë fluturimit.

Deri më tani, udhëtarëve u kërkohej të tregonin prova të vaksinimit, test negativ ose një certifikatë që vërtetonte shërimin nga Covid-19. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos