Sfida e PD pas protestës, Dervishi rendit 2 problematika

Nga A2 CNN
12 Korrik 2022, 21:46 | Politikë
Sfida e PD pas protestës, Dervishi rendit 2 problematika

Sfida e Partisë pas protestës së 7 korrikut, mbetet beteja parlamentare. Këtë mendim dha në studion e Debatiti me Alba Alishanin analisti Lutfi Dervishi, sipas të cilit, edhe shpallja armik e Ramës nga Berisha është e kalkuluar politikisht. Në këndvështrimin e Dervishit, në shtator fokusi i PD-së do të jetë hapja e garave për primaret dhe beteja politike do të jetë në ekran dhe sheshe.

“Sfida e PD është beteja në parlament, shpallja e Ramës armik, kishte 3 qëllime dhe e ka në funksion të betejës parlamentare. Ushtron presion mbi deputetër Alibeaj, Basha, Bardhi, që nuk mund të kemi bashkëpunim me armikun, është e kalkuluar, është politike, presioni në mungesë të kohës në kuvend se kohën e menaxhon Alibeaj. Ramës nuk i besojmë menaxhimin e zgjedhjeve dhe vetë shumica socialiste nuk komunikon me Berishën se i kujton non grata-n. Pengesa kryesore nuk është në rrugë, por në parlament, shumica ka interes të jetë në këto hulli. Kjo do të bëjë që fokusi i PD të jetë hapja e garave për primaret dhe beteja politike do të jetë në ekran e dhe sheshe”.

Sipas Dervishit çdo votë që nuk kanalizohet në një fron të vetëm është e çuar dëm dhe në favor të shumicës.

“Çdo votë që nuk kanalizohet në një fron të vetëm është e çuar dëm dhe në favor të shumicës. Rrezikojmë të përsërisim 6 marsin dhe PD të bëjë garë për vendin e dytë dhe jo të parë”.

Duke vlerësuar protestën e 7 korrikut, Dervishi theksoi se PD tregoi fuqinë organizuese dhe pakënaqësinë e qytetarëve. Por çfarë mund ta shuajë etjen e protestës, ai rendit dy problematika?

“Po të ngrihen gjysma e njerëzve që pinë kafe të blloku nuk ka qeveri që i reziton. Protesta do të merrte dimensione të tjera nëse do kishte elementë të dhunës. Zero incident e bën këtë protestë më të konsiderueshme nga kushdo. Gjendja ekonomike nuk ka shans për t’u përmirësuar, tendenca e rritjes se çmimeve të energjisë. A do të ketë më rritje të imponuara apo të vendosur nga qeveria rritje çmimesh. PD do ketë dy gurë; një grupi parlamentar i ndarë dhe vendimi i gjykatës që do krijonte një problematikë”.

Për ish-kreun demokrat Lulzim Basha, analisti thotë se ai nuk është i tërhequr por përgatit agjendën e rikthimit.

“Basha ka agjendë dhe punon për kohën e tij, për një rikthim, nuk besoj që është i tërhequr”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos