Diversifikimi i burimeve të energjisë, një sfidë ende pa sukses e Shqipërisë po pengohet nga mungesa e punonjësve. Përveç politikave ligjore dhe mbështetjes financiare, një studim i Fondacionit Europian të Energjisë, dikton se ky sektori i energjisë përballet edhe burime të pamjaftueshme njerëzore.
“Ligjet shkojnë së bashku me paketa. Duhen më shumë inxhinierë që janë të specializuar në energjitë e rinovueshme, dhe çdo të thotë kjo për Shqipërinë”, thotë ekspertja Eldisa Zhebvo.

“Të rinjtë duhet ta shohin energjinë si të ardhmen e tyre, sidomos tani ku ata mund të angazhohen në energjitë e gjelbra dhe mungojnë profesionalitete”, thotë Endri Haxhiraj, njohës i tregut energjetik.
Zgjidhja e këtij ngërçi sipas ekspertëve duhet të nis te një bashkëveprim më i mirë mes institucioneve, universiteteve dhe shkollave profesionale.
“Universitetet kanë detyrim në mënyrë që të rinjtë të shohin mundësi të reja për iniciativa private”, shton Haxhiraj.

Kriza energjetike, si kurrë më parë nxiti nevojën për pasjen e një shumëllojshmërie burimesh energjie. Me gjithë përpjekjet e vijueshme, Shqipëria ka bë pak përparim në këtë drejtim. (A2 Televizion)