
Shqipëria ka zhvillimin më të ulët për blerjet online kjo lidhet me një sërë faktorësh. Ekspertja e blerjeve online Pranvera Rapushi tha në Business News se deri në vitin 2024 parashikohet që 95% e blerjeve të kryhen online. Ndërsa renditi problematikat, ajo tha se do të duhet kohë për edukimin e këtij tregu, standardizimin dhe formalizimin, i cili duhet të nisë nga konsumatori dhe sipërmarrësi.
“Do të duhet kohë për edukimin e tregut standardizimin dhe formalizimin. Pas veshjeve filloi elektronika dhe libra. Pandemia ndryshoi fizionominë e tregut online në Shqipëri. Do të duhet një punë shumë e madhe për formalizimin e tregut. Dy këndvështrime për rregullimin e tregut. Një subjekt i licensuar është konform rregullave brenda 14 ditëve. Çdo konsumator ka të drejtë ta kthejë produktin. Mundon eksperienca e blerjes online, shumë konsumatorë nuk dinë të drejtat që kanë para se të blejnë, nuk bëjnë dot diferencën nëse blejnë në faqe formale apo informale. Një konsumator mund të porosisë në 10 faqe dhe emër vetëm në 1 dhe kjo është kosto për kompaninë përkatëse. Të ulet informaliteti të nisë nga edukimi i sipërmarrësve të rinj dhe nga njoha e legjislacionit”.
Sipas Rapushit vendosja e taksës doganore ka sjellë ulje të kërkesës së konsumatorëve, por ajo sugjeron që për tregtinë elektronike online duhet të ndërmerren fushat sensibilizuese
“Hapi primar duhet të ishte nga edukimi i atyre që zhvillojnë këtë lloj industrie. Fushata sensibilizuese të kësaj industrie dhe institucioneve përkatës në mbështetje të këtyre lloj bizneseve është biznes i së ardhmes. Ka shumë të rinj të apasionuar pas teknologjisë dhe mund të pasqyrojnë këtë lloj aktiviteti. Sipas sondazhit 2024 rreth 95% e të gjitha blerjeve të realizohet online”. (A2 Televizion)