Shano: PD shkoi e papërgatitur në fushatë, votuesit nuhatën se ishte më mirë të mbanin Ramën në pushtet

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2021, 21:59 | Politikë
Shano: PD shkoi e papërgatitur në fushatë, votuesit nuhatën

“Nuk i humbi PS zgjedhjet, njerëzit gjykuan se ishte më mirë të mbanin Ramën në pushtet sesa të sillnin aty Bashën”. Ky është mendimi i analistit Dritan Shano.  

Sipas tij, “PS nuk i humbi zgjedhjet, arriti të mbajë atë që njihet si palca e saj, mund të këtë humbur 40 mijë vota. Ajo që nuk arriti të fitonte pavarësisht zullumit të PS, është Partia Demokratike. Më vjen keq sepse isha operativ atëherë, dhe kishte njerëz që e ndjenin se nuk do të fitonin”.

Shano shtjellon edhe arsyet. ”Kjo sepse miksi i fitores të një force politike, pra përfaqësimi, programi dhe strategjia e komunikimit, nuk ishte i duhuri. Edhe pse kjo gjë nuk perceptohej mirë atëherë. Nuk u arrit besimi i elektoratit, dhe dihet se ne rastin e përballjes me të majtën duhet te kishin disa karta fituese.

https://a2news.com/2021/12/30/sot-i-themi-europes-ndrysho-ti-ne-nuk-ndryshojme-krasniqi-me-25-prill-ishte-vote-deshperimi/

Analisti mendon se elektorati e nuhati atë që cilëson si papërgatitje gjatë fushatës. “Elektorati gri ku është, pse nuk erdhën të rinjtë? Njerëzit gjykuan se ishte më mirë të mbanin Ramën në pushtet sesa të sillnin Bashën në pushtet, votuesit nuk janë idiotë edhe kanë nuhatje”, deklaroi ai në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos