Shano: Zgjedhjet, rast i mirë për t’u ndarë nga e shkuara. Presidenti duket i kënaqur me atë që po sheh

Nga A2 CNN
25 Prill 2021, 14:08 | Politikë
Shano: Zgjedhjet, rast i mirë për t’u ndarë nga e shkuara.

Analisti Dritan Shano, i quajti zgjedhjet e kësaj të diele, si tepër të rëndësishme për Shqipërinë. “Për vende si Shqipëria, dita e zgjedhjeve është e rëndësishme. Këto palë zgjedhje shënojnë një rast shumë të mirë që çdokush të ndahet nga e shkuara, e cila nuk është se ka prodhuar një Shqipëri që njerëzve u pëlqen të rrinë. Përkundrazi, ka prodhuar një Shqipëri që kemi sot, ku i madh e i vogël di emrat e ambasadorëve, i madh e i vogël mbush lotarinë amerikane dhe tenton të largohet nga ky vend. Shpresoj që ajo votë që hidhet sot në kuti të ndahet nga e shkuara e tij”, tha Shano i ftuar në A2.

Ai komentoi edhe veprimet e Presidentit Meta në ditët e fundit të fushatës dhe gjatë procesit të votimit. “I uroj punë të mbarë me atë punë që i ka caktuar vetes. Unë do të preferoja që presidenti të qëndronte mbi palët. Megjithatë, ai tregoi që po e ndjek si një vëzhgues i paanshëm dhe është i kënaqur me atë që sheh”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos