SHBA bombardon bazat e militantëve në kufirin mes Irakut dhe Sirisë

Nga A2 CNN
28 Qershor 2021, 10:05 | Bota
SHBA bombardon bazat e militantëve në kufirin mes Irakut dhe

Avionët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë një sulm në kufirin mes Irakut dhe Sirisë kundër grupeve të militantëve filo-iranianë.

Sipas Pentagonit, bëhet fjalë për një operacion mbrojtës kundër disa strukturave që përdoreshin për të lëshuar raketa ndaj trupave amerikane në Irak. Deri tani, raportohet për 5 viktima.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby shton se u bombarduan 3 impiante operative dhe një depo armatimi në Siri dhe Irak. Ai shtoi se kjo ofensivë erdhi si kundërpërgjigje ndaj sulmeve të këtyre militantëve të mbështetur nga Irani kundër interesave të SHBA në Irak. (A2 Televizion)

https://www.instagram.com/p/CQqmZskrsPO/?utm_source=ig_web_copy_link

A2 CNN Livestream

Latest Videos