
Një valë anormale e të nxehtit ka goditur një pjesë të Shteteve të Bashkuara. Në Portland temperaturat arritën deri në 42 gradë.
Shërbimi Kombëtar i Motit në SHBA, ka paralajmëruar temperatura ekstreme në pothuajse të gjithë Uashingtonin dhe në Oregon.
Pjesë të Kalifornisë dhe Idahos janë prekur, gjithashtu. Ndërsa për qarkun Multnomah, Oregon, raportohen temperatura të rrezikshme për jetën. (A2 Televizion)