“SHBA do luftë deri në ukrainasin e fundit”, kryespiuni rus: NATO do të dështojë në mposhtjen tonë

Nga A2 CNN
1 Shkurt 2023, 12:54 | Bota
“SHBA do luftë deri në ukrainasin e fundit”, kryespiuni

Kryespiuni i Rusisë, Sergei Narishkin, parashikon se aleanca ushtarake e NATO-s do të dështojë në tentativën për të shkaktuar një “disfatë strategjike” ndaj Moskës. “Kjo nuk do të ndodhë”, tha kreu i inteligjencës së jashtme, aleat i ngushtë i Putinit.

Ai pretendon se armët dhe pajisjet ushtarake miliarda dollarëshe të perëndimit për Ukrainën nuk do të bëjnë punë. Duke folur për median ruse, RIA Novosti, kryespiuni akuzoi NATO-n se po zgjeron konfliktin me dërgimin e armatimeve të avancuara në ndihmë të ushtrisë së Kievit.

“Logjika e këtyre furnizimeve, është që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tyre janë të përkushtuar që ta zgjasin këtë luftë kundër Rusisë, deri në ukrainasin e fundit”, tha Narishkin.

https://www.youtube.com/watch?v=xcjpkbhXaME

Drejtori i Shërbimit të Inteligjencës së Huaj, Sergej Narishkin, konsiderohen si të besuarit e tjerë të Putinit. Ky i fundit mbahet mend nga një video e javëve të fundit, ku Putini e poshtëroi publikisht gjatë një mbledhjeje të profilit të lartë.

Ai u bë i njohur ndërkombëtarisht vetëm pas videos ku belbëzon para presidentit Vladimir Putin, teksa ky i fundit arrin t'i ndryshojë qëndrimin në pak sekonda duke e bërë të pranojë njohjen e pavarësinë se rajoneve sepratiste në Ukrainë. Shkëmbimi i tensionuar mes të dyve gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë, u bë shpejt viral. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/01/a2-cnn-ne-frontin-e-luftes-deshmi-nga-dronet-e-fitores-batalioni-kyc-ne-ukraine/

A2 CNN Livestream

Latest Videos