SHBA do të heqë masat për të gjithë udhëtarët nga 8 nëntori

Nga A2 CNN
15 Tetor 2021, 22:44 | Bota
SHBA do të heqë masat për të gjithë udhëtarët

Shtetet e Bashkuara kanë bërë me dije se do të rihapin kufijtë për udhëtarët e vaksinuar plotësisht nga 33 vende më datë 8 nëntor.

Sipas rregullave të reja të shpallura nga Shtëpia e Bardhë, personat e vaksinuar që kanë pasur një test negativ në 72 orët para udhëtimit do të lejohen të hyjnë.

Lëvizja shënon fundin e kufizimeve të ashpra që janë vendosur ndaj udhëtarëve që nga fillimi i vitit të kaluar.

Rregullat e reja do të zbatohen për vendet e zonës Shengen si dhe për  Mbretërinë e Bashkuar, Brazilin, Kinën, Indinë, Iranin, Irlandën dhe Afrikën e Jugut.

Rregullat aktuale ndalojnë hyrjen për shumicën e qytetarëve jo-amerikanë që kanë qenë në Mbretërinë e Bashkuar, Kinë, Indi, Afrikën e Jugut, Iran, Brazil ose një numër vendesh evropiane brenda 14 ditëve të fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos