Edhe pse e kufizuar në rrjetet sociale, një stuhi e vërtetë politike, ku nuk munguan thumbimet, por edhe akuzat direkte, mori jetë orët e fundit nga një postim në Twitter të kryeministrit slloven Janez Jansa, që për 6 muaj mban edhe rolin e presidentit të Këshillit të Bashkimit Europian, duke komentuar një mision të disa eurodeputetëve në Lubjanë, i ka cilësuar me një meme si “kukulla të Sorosit”.
Një postim i vjetër që slloveni i kishte bërë retweet, por që tregonte pakënaqësinë tij të sotme ndaj misionit, ende në proces, që ka si objektiv monitorimin e lirisë së shtypit në atë vend.
Ndër pjesëtarët e misionit, ishin edhe disa deputetë holandez si Sophie In’t Veld, diçka që shtyu reagimin e kryeministrit Mark Rutte, që cilësoi si të papërshtatshëm postimin dhe e dënuar në mënyrë të fortë.

Por kryeministri slloven, shpeshherë i kritikuar për deklaratat e tij, vijoi debatin duke i kujtuar kolegut holandez ”të mos bëhet merak për lirinë e shtypit në Holandë, por që të shmangë vrasjet në rrugë të gazetarëve në Holandë”.
Në debatin e acaruar, ndërhyri edhe presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, që deklaroi se “respekti i ndërsjellët midis institucioneve të BE-së është mënyra e vetme për të shkuar përpara”, ndërkohë që presidenti i BE-së David Sassoli i ka kërkuar Jansas që t’i japë fund provokimeve. (A2 Televizion)