
Shtetet e Bashkuara bëjnë hap të rëndësishëm drejt aprovimit të vaksinës së Pfizer dhe Biontech brenda javës.
Një komitet këshillues i Administratës së Ushqimit dhe Barnave, përmes një dokumenti të publikuar të martën, konfirmoi se vaksina ofron mbrojtje prej 95 për ind nga koronavirusi, 7 ditë pas injektimit të dozës së dytë.
Megjithatë, sipas ekspertëve të agjencisë amerikane që duhet të japë dritën jeshile për imunizimin në masë, që pas dozës së parë, përdoruesit sigurojnë një lloj mbrojtje.
Në raport, sqarohet se efikasiteti i vaksinës mes dozës së parë dhe të dytë është 52.4 për qind. Vërehet gjithashtu se vaksina nuk jep efekte të rëndësishme anësore. (A2 Televizion)