SHBA falënderon Kosovën, Kurti dhe Blinken bisedë telefonike për refugjatët afganë

Nga A2 CNN
6 Shtator 2021, 19:50 | Kosova
SHBA falënderon Kosovën, Kurti dhe Blinken bisedë telefonike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken, lidhur me strehimin e refugjatëve afganë.

Zyrtari i administratës së presidentit Joe Biden, i shprehu mirënjohje shefit të qeverisë së Prishtinës për ndihmën e dhënë në këtë drejtim.

 “Qytetarët e Kosovës, shumë prej të cilëve dikur refugjatë vetë, sërish kanë demonstruar gatishmërinë dhe kapacitetin e tyre për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale”, është shprehur Blinken pas bisedës.

https://a2news.com/2021/08/17/refugjatet-afgane-ne-kosove-kurti-po-koordinohemi-me-shba-prej-nje-muaji/

Kontaktet e udhëheqësve shtetërorë të Kosovës dhe atyre të SHBA-së janë shpeshtuar pas mbërritjes së disa grupeve të afganëve që janë evakuuar nga Afganistani.

Më 2 shtator edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi një bisedë telefonike me zëvendëspresidenten amerikane, Kamala Harris. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos