SHBA i kërkon Koresë së Jugut kite testesh për koronavirus

Nga A2 CNN
25 Mars 2020, 10:19 | Bota
SHBA i kërkon Koresë së Jugut kite testesh për koronavirus

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in bëri me dije se në orët e fundit ka marrë një kërkesë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’i furnizuar me kite testesh për koronavirusin.

Deklarata e Moon Jae-in erdhi pas një vizite që ai bëri në kompaninë që prodhon kitet e testeve duke shtuar se qeveria po përgatitet ta shpërndajë këtë produkt në shumë vende të botës.

“Ditën e kaluar, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump na kërkoi në mënyrë urgjente kite testesh për koronavirusin dhe produkte karantine”, deklaroi presidenti koreano-jugor.

Zyra e Presidencës bëri me dije se lideri Moon Jae-in i tha homologut Trump se administrata e tij do të plotësojë kërkesën e tij nëse pajisjet e rezervës janë në dispozicion. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos