SHBA kalon 50 mijë rastet në ditë, pjesë e Kalifornisë rikthehet në karantinë

Nga A2 CNN
2 Korrik 2020, 23:31 | Bota
SHBA kalon 50 mijë rastet në ditë, pjesë e Kalifornisë

Për herë të parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kalojnë 50 mijë rastet e reja në ditë. Bëhet fjalë pikërisht për pothuajse 53 mijë raste, ku shtetet jugore, veçanërisht Teksasi dhe Kalifornia po marrin sërish masa karantine. Gjithsesi, situata e përkeqësimit është e përgjithshme. Nga 50 shtetet , vetëm 2 kanë shifra në përmirësim, 11 janë në një linjë të stabilizuar dhe 37 janë në përkeqësim.

“Të mohosh realitetin është strategji dështuese. Shtëpia e Bardhë duhet të përballet me faktet. Gjendja kombëtare tashmë është jashtë kontrollit”, deklaroi guvernatori i Nju Jorkut, demokrati Andrew Cuomo.

SHBA pritet të festojë festën e Pavarësisë më 4 korrik, po situata në vend ka detyruar autoritetet vendore të anulojnë pjesën më të madhe të aktiviteteve.

Situata duket kritike edhe në Amerikën e Jugut. Brazili kaloi sot shifrën e frikshme të 60 mijë të vdekurve, ndërkohë që të prekurit kanë kaluar një milion e 400 mijë personat, dhe kritikat ndaj politikave të presidentit Bolsonaro rriten gjithmonë e më shumë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos