SHBA: Negociatat e BE me Shqipërinë duhet të nisin pa vonesa

Nga A2 CNN
20 Tetor 2021, 15:05 | Politikë
SHBA: Negociatat e BE me Shqipërinë duhet të nisin pa vonesa

Shtetet e Bashkuara bëjnë thirrje që negociatat për anëtarësim mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë duhet të nisin pa u vonuar më shumë. Në një deklaratë për mediat, pas takimit mes Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken dhe Përfaqësuesit të Lartë për Politikat e Jashtme të BE-së, Josep Borrell, SHBA thotë se integrimi sa më i shpejtë i shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE do të forconte stabilitetin dhe do të kontribuonte për prosperitetin e njerëzve në rajon.

“Anëtarësimi në BE, një prioritet i deklaruar për të gjithë Ballkanin Perëndimor, ndihmon në konsolidimin e institucioneve demokratike, mbron të drejtat thelbësore dhe përparimin e sundimit të ligjit. Ky rajon i përket Bashkimit Europian”, thuhet në deklaratë.

Në takim është diskutuar edhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Shtetet e Bashkuara inkurajojnë palët që të impenjohen në zbutjen e tensioneve dhe të shmangin veprimet që kërcënojnë stabilitetin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos