Shtetet e Bashkuara janë padyshim vendi më i goditur nga koronavirusi, ku pritet që së shpejti të kalohet pragu tragjik i 100 mijë viktimave.
Por as shifrat zyrtare dhe as iniciativat sensibilizuese si faqja e parë e New York Times, ku u vendosën emrat dhe përshkrimi i viktimave, nuk ndaluan që në fundjavën e kaluar të regjistrohej kudo në vend një dyndje e madhe personash që kishim vetëm një dëshirë, ta kalonin sa më mirë në plazhe dhe pishina.
Në një park të San Francisco ruhet distanca sociale, por është një nga rastet e izoluara Fundjave e djeshme ka parë dyndje në plazhet amerikane, pa respekt për distancimin social Plazhet gjatë fundjavës Plazhet gjatë fundjavës Plazhet gjatë fundjavës Festë në liqenin Ozark Festë në liqenin Ozark Festë në liqenin Ozark Festë në liqenin Ozark Plazhet gjatë fundjavës Plazhet gjatë fundjavës Coney Island, në Nju Jork Coney Island, në Nju Jork Coney Island, në Nju Jork
Dhe normat e distancimit social, siç tregojnë fotografitë e shumta, nuk duket sikur janë respektuar nga popullsia, pavarësisht kontrolleve dhe gjobave të forcave të rendit.
Nga liqenet e Ozark, që kanë inspiruar edhe një nga serialet më të suksesshme në Netflix, në Coney Island të Nju Jorkut ose në plazhet ikonike të Kalifornisë, gjithçka dukej rikthyer pamjeve para pandemisë, në një kohë kur epidemiologët paralajmërojnë se rreziku ende nuk është shmangur, dhe se virusi gjendet tashmë kudo. (A2 Televizion)