SHBA qasje tjetër nga Mbretëria e Bashkuar, edhe gratë shtatzëna mund të vaksinohen

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2020, 13:58 | Bota
SHBA qasje tjetër nga Mbretëria e Bashkuar, edhe gratë

Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve në SHBA (ACOG) rekomandon që vaksina kundër koronavirusit e Pfizer mund të kryhet edhe nga gratë që janë shtatzëna dhe ato që ushqejnë foshnjet me gji.

Grupi i mjekëve rekomandoi që gratë shtatzëna duhet ta marrin vendimin e tyre së bashku me ekipin e tyre të kujdesit klinik, duke shtuar se "përndryshe ato do të konsideroheshin një popullatë me përparësi për një vaksinë të miratuar për përdorim emergjent.”

ACOG rekomandoi, po ashtu, që vaksinat Covid-19 t'u ofroheshin individëve në gji, "kur ato plotësojnë kriteret për marrjen e vaksinës", bazuar në rendin e përparësisë së përshkruar nga Komiteti Këshillimor i Praktikave të Imunizimit nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Ky kolegj gjithashtu rekomandoi vaksinimin midis atyre që në mënyrë aktive po përpiqen të mbeten shtatzënë.

"Për më tepër, nuk është e nevojshme të shtyhet shtatzënia pas përfundimit të të dyja dozave të vaksinës COVID-19", thuhet në deklaratë.

Ndërkaq, rregullatorët e Mbretërisë së Bashkuar kanë thënë se derisa të ketë më shumë prova, gratë që janë shtatzënë, që ushqejnë foshnjat me gji ose planifikojnë të mbeten shtatzënë brenda tre muajsh duhet të vonojnë vaksinimin e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos