
Raketa hapësinore ruse, "Angara A5", kaloi me sukses provën e ngritjes së rëndë pas një pauze 6-vjeçare, në një projekt që presidenti Vladimir Putin e përshkruan si shumë domethënës për sigurinë kombëtare.
Testi i parë i bërë në vitin 2014, u zhvillua për të zëvendësuar Proton M, si raketa më e rëndë e Rusisë, e aftë të mbajë ngarkesa më të mëdha se 20 tonë në orbitë.
Angara A5 duhet të niset në vitin 2021, megjithatë ka pasur vazhdimisht vonesa dhe probleme teknike, si ai që u zbulua vitin e shkuar te motorët e saj, defekt për të cilin shkencëtarët thanë se mund ta shkatërronin raketën gjatë fluturimit.
Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Hapësinore Roscosmos thanë se prova nga kozmodromi Plesetsk në veriperëndim të vendit, kishte qenë plotësisht i suksesshëm, megjithatë besueshmëria te Roscosmos ka rënë gjatë viteve për shkak të skandaleve të korrupsionit dhe akuzave për vjedhje të fondeve shtetërore. (A2 Televizion)