SHBA, raporti: Rritje e dukshme e rasteve tek fëmijët në javët e fundit

Nga A2 CNN
10 Gusht 2020, 19:13 | Bota
SHBA, raporti: Rritje e dukshme e rasteve tek fëmijët në

Dy javët e fundit të korrikut, të paktën në Shtetet e Bashkuara, duket sikur po përmbysin të dhënat për infektimin e fëmijëve ndaj  COVID-19.

Sipas një raporti të Akademisë së Pediatërve (American Academy of pediatrics ) dhe të Shoqatës të Spitaleve Pediatrikë, të paktën 97 mijë fëmijë janë infektuar në atë vend nga pandemia vetëm në dy javët e fundit të korrikut.

Duke marrë parasysh që numri total i fëmijëve të infektuar nuk kalon 339 mijë personat, i bie që në javët e fundit ka patur një rritje pothuajse me një të katërtën.

https://a2news.com/2020/08/07/covid-19-ne-bote-rriten-rastet-ne-gjermani-e-spanje-obsh-me-shume-femije-e-te-rinj-te-infektuar/

Shtetet amerikane më të goditura duken ato jugore dhe të perëndimit, ku regjistrohen 7 raste në 10 .

Shtetet e Bashkuara kanë kaluar 5 milionë e 200 mijë të infektuarit totalë, si dhe 162 mijë viktimat, duke qenë vendi më i goditur në botë nga bilanci i koronavirusit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos