
SHBA ka regjistruar më shumë se 120,000 raste të reja me koronavirus në një ditë të vetme, për herë të parë që nga nisja e pandemisë.
Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, Shtetet e Bashkuara regjistruan 126,742 raste të reja dhe 1040 humbje jete nga Covid-19.
Shtetet e Bashkuara kanë raportuar gjithsej 9.860.558 raste të konfirmuara dhe 237,113 vdekje nga koronavirusi.
Pavarsisht rekordit negative, ekspertët paralajmërojnë që rritja e infeksioneve mund të vazhdojë të përkeqësohet me ardhjen e dimrit. (A2 Televizion)