SHBA: Rusët kanë kryer krime lufte në Ukrainë

Nga A2 CNN
23 Mars 2022, 22:23 | Bota

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, njoftoi se qeveria amerikane ka dalë në përfundimin se “anëtarë të forcave ruse kanë kryer krime lufte në Ukrainë”.

“Kemi parë raporte të besueshme për sulme ndaj civilëve, si dhe tmerre të tjera”, u shpreh Blinken.

“Forcat ruse kanë shkatërruar pallate, shkolla, spitale, makina civilësh, qendra tregtare dhe ambulance, duke vrarë apo plagosur mijëra qytetarë të pafajshëm”, shtoi Blinken.

Beth Van Schaack, e Zyrës së Departamentit të Shtetit, theksoi se përfundimi erdhi pas “analizimit të kujdesshëm të informacionit publik dhe nga burimet e inteligjencës”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/03/16/biden-sulmon-ashper-putin-e-quan-kriminel-lufte/

A2 CNN Livestream

Latest Videos