Trump me shpirt festiv, cakton një ditë pushimi më shumë për Krishtlindje

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2019, 14:59 | Bota
Trump me shpirt festiv, cakton një ditë pushimi më shumë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tregon shpirtin e tij festiv me rastin e Krishtlindjeve duke nënshkruar një urdhër që do t’i gëzojë të gjithë.

Kështu përmes një urdhri ekzekutiv, kreu i Shtëpisë së Bardhë vendosi që e marta në vigjilje të Krishtlindjes, të jetë ditë pushimi e paguar për të gjithë punonjësit e administratës.

Kjo “dhuratë” festive e papritur vjen pavarësisht faktit se presidentët e tjerë shumë rrallë e kanë bërë pushim vigjiljen e Krishtlindjes kur qëllonte në mes të javës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos