
Shtetet e Bashkuara të Amerikës raporton 2100 vdekje ditore si pasojë e pandemisë së koronavirusit, një bilanc ky që nuk përsëritej që prej muajit maj.
Në një kohë kur rastet e reja dhe shtrimet në spital vijojnë të shtohen në mbarë Amerikët, ekspertët paralajmërojnë nivele të larta vdekshmërie.
Të infektuarit ditor me koronavirus vijojnë të jenë mbi 100 mijë prej 3 javësh, ndërkohë që shtrimet në spitale vijojnë të shënojnë rekorde për ditën e 15 radhazi.
Trendi rritës pritet të përkeqësohet në ditët në vijim me festën e Falënderimeve, e cila zakonisht paralajmëron javën më të ngarkuar për udhëtime në SHBA. (A2 Televizion)