
Një marrëveshje historike Kosovë-Serbi, mund të finalizohet në vitin 2019. Ky është apeli që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhanë edhe në mbledhjen e këshillit të sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara ku u raportua për Kosovën.
Duke e cilësuar momentin e duhur për arritjen e një marrëveshje, përfaqësuesi i SHBA në Këshillin e Sigurimit, David Pressman, tha se për Kosovën, kjo nënkupton anulimin e tarifave për Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën. Shtetet e Bashkuara gjithashtu e kanë vlerësuar si të përmbushur mandatin e misionit ndërkombëtar UNMIK, të bindur se duhet një rivlerësim i prezencës së tyre në Kosovë.
Në këtë mbledhje, nuk ka munguar përplasja e zakonshme mes përfaqësueses së Kosovës, ambasadores Vlora Çitaku dhe ministrit të Jashtëm serb Ivica Dacic, i cili akuzoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për krime ndaj shqiptarëve dhe serbëve.
Ndërsa përfaqësuesja e Britanisë së Madhe në Këshillin e Sigurimit, ka përshëndetur formimin e Ushtrisë së Kosovës, duke e cilësuar si një të drejtë të një shteti të pavarur dhe sovran. (A2 Televizion)