
Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë bërë thirrje shtetasve amerikanë që ndodhen aktualisht në Irak që të largohen menjëherë, disa orë pasi një sulm ajror i urdhëruar nga Donald Trump vrau një nga udhëheqësit ushtarakë më të lartë të Iranit.
Irani ka premtuar “hakmarrje të ashpër” për sulmin e kryer në aeroportin e Bagdadit që la të vdekur Qassem Soleimanin.
Në një komunikatë të Ambasadës Amerikane lexohet: “Duke u nisur nga tensionet e larta në Irak dhe në rajon, Ambasada Amerikane kërkon nga shtetasit e saj që të largohen menjëherë nga Iraku. Qytetarët amerikanë duhet të largohen në rrugë ajrore mundësisht. Nëse nuk munden, të largohen me rrugë tokësore në vende të tjera”.
Edhe Ministria e Jashtme e Holandës u ka kërkuar qytetarëve të saj që të largohen nga Iraku, ndërsa Ambasada e Francës në Teheran (Iran) u lutet qytetarëve të saj të qëndrojnë larg grumbullimeve. (A2 Televizion)