Vrasja e krerëve ushtarakë iranianë, Presidenti Rouhani: Do të hakmerremi ndaj Amerikës kriminele

Nga A2 CNN
3 Janar 2020, 09:45 | Bota
Vrasja e krerëve ushtarakë iranianë, Presidenti Rouhani: Do

Irani dhe “kombet e lira të rajonit” do të hakmerren ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vrasjen e Gjeneralit të Gardës Revolucionare, Qassem Soleimani.

Kështu është shprehur Presidenti i Iranit, Hasan Rouhani, pas lajmit se Soleimani u vra në një sulm ajror amerikan ditën e premte, në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit.

https://a2news.com/2020/01/03/u-sulmua-ambasada-amerikane-ne-bagdad-trump-hakmerret-duke-vrare-kreret-ushtarake-te-iranit/?utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general

“Nuk ka dyshim se kombi i madh i Iranit dhe kombet e tjera të lira të rajonit do të hakmerren për këtë krim makabër nga Amerika kriminele”, tha Rouhani, duke iu referuar aleatëve të Iranit në Lindjen e Mesme.

“Martirizimi i Soleimanit nga Amerika agresore dhe kriminele ka trishtuar zemrën e kombit iranian dhe kombeve të tjera të rajonit. Vdekja e Gjeneralit ka dyfishuar vendosmërinë e Iranit dhe kombeve të tjera të lira për t’i bërë ballë bullizmit të Amerikës dhe për të mbrojtur vlerat e Islamit. Ky akt i turpshëm dhe burracak është një shenjë tjetër që tregon se sa e dëshpëruar është Amerika dhe e dobësisë së saj në rajon”, lexohet në një komunikatë të postuar në faqen zyrtare të qeverisë iraniane.

https://a2news.com/2020/01/03/qassem-soleimani-u-be-copash-nga-predha-amerikane-trupi-i-tij-u-identifikua-vetem-nga-unaza/

Edhe lideri suprem i Iranit, Ajatollahu Ali Khamenei ka paralajmëruar për “hakmarrje të ashpër” ndaj “kriminelëve që kanë lyer duart e tyre me gjak”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos