Sulmi i protestuesve, pjesë e ambasadës amerikane tërësisht e shkatërruar

Nga A2 CNN
2 Janar 2020, 18:02 | Bota

Edhe pse pjesa më e madhe e protestuesve është tërhequr, dhe nuk shënohen të vrarë në sulmin e protestuesve irakianë në ambasadën amerikane të 31 dhjetorit, situata në Bagdad mbetet ende shumë e tensionuar.

Dhjetëra persona mbeten ende jashtë perimetrit të ambasadës, bashkë me flamujt e verdhë që karakterizojnë grupin shiitë pro Iran që përkrahin.

Fotot e fundit tregojnë që ambasada amerikane, edhe pse një nga godinat më të mbrojtura në Irak, ka pësuar dëme të mëdha pas sulmit. Hyrja kryesore si dhe dhoma i përkasin administratës janë djegur tërësisht, si dhe pjesë dokumentesh.

https://a2news.com/2019/12/31/trazira-ne-irak-pas-sulmeve-ajrore-sulmohet-ambasada-amerikane/?foto=4

Sipas Pentagonit, protestat u organizuan si përgjigje ndaj sulmit ajror amerikan ndaj disa kampeve stërvitore të një gripit paraushtarak të mbështetur nga Irani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos