All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

U sulmua Ambasada Amerikane në Bagdad, Trump hakmerret duke vrarë krerët ushtarakë të Iranit

Nga A2 CNN
3 Janar 2020, 09:03 | Bota
All - Paragraf - 1

Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar një sulm ajror në aeroportin e Bagdadit që vrau Gjeneralin e Gardës Revolucionare të Iranit, Qassem Soleimani. Lajmin e ka konfirmuar Pentagoni.

Në këtë sulm ajror u vra edhe Abu Mahdi al-Muhandis, shefi i milicisë së Iranit, që njihen ndryshe edhe si Forcat e Mobilizimit Popullor, të cilat ishin përgjegjëse për sulmin e fundit ndaj Ambasadës Amerikane në Bagdad.

All - Paragraf - 3

Pentagoni sqaron me anë të një komunikate se “ushtria amerikane ka ndërmarrë veprime për të mbrojtur personelin amerikan jashtë shtetit, duke vrarë Qassem Soleimanin”.

https://a2news.com/2020/01/02/sulmi-i-protestuesve-pjese-e-ambasades-amerikane-teresisht-e-shkaterruar/

Pak pas sulmit ajror, Presidenti Trump postoi në Twitter një foto të flamurit amerikan, pa dhënë shpjegime.

Irani e ka quajtur sulmin ajror një akt “terrorizmi ndërkombëtar” dhe lideri suprem i vendit, Ajatollahu Ali Khamenei, u betua se “do të hakmerret ashpër ndaj kriminelëve që vranë Soleimanin”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/01/02/sulmi-ndaj-ambasades-ne-irak-shba-dergon-trupa-ne-lindjen-e-mesme/

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos