Një deklaratë e fortë në mbështetje të Qeverisë ka dalë nga Parlamenti Evropian, pikërisht me emrin e Monica Macovei, shefja delegacionit të PE në komitetin e Stabilizim Asocimit me Shqipërinë.
Në deklaratën e saj, rumunia thotë se “Shqipëria po bën progres në kuadrin e anëtarësimit” dhe që qeveria shqiptare “është në rrugën e duhur për të transformuar sistemin e drejtësisë, që po fillon të japë rezultate konkrete”.
Macovei vijon duke akuzuar opozitën se po “rrezikon këto reforma, duke i dhënë mesazhin e gabuar parterëve ndërkombëtarë”.
Duke cilësuar dhunën e ushtruar kundër institucioneve si “të papranueshme për çdo vend demokratik”, Macovei theksoi se ”Parlamenti duhet të jetë platforma e vetme për kërkesat politike”, dhe që djegia e mandateve është një tradhti ndaj votuesve dhe që nuk do të sjellë rezultate për të afruar vendin me Bashkimin Evropian. (A2 Televizion)