Reshjet përmbytin disa rrugë në Vlorë, vështirësi në qarkullim dhe trafik të rënduar

Nga Edi Ruçi
27 Nëntor 2026, 13:35 | Aktualitet

Reshjet përmbytin disa rrugë në Vlorë, vështirësi

Reshjet e shiut me intensitet mesatar deri në të lartë kanë shkaktuar problematikat e para në qytetin e Vlorës, ku disa segmente rrugore janë mbuluar nga uji.

Probleme janë konstatuar në rrugët “Gjergj Araniti” dhe “Plazhi i Vjetër”, në zonat e Albano dhe Romina, si dhe pranë bibliotekës “Shevqet Musaraj”. Prania e ujit në rrugë ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve, duke shkaktuar trafik të rënduar në këto akse.

Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohen dëme në biznese apo banesa, ndërsa intensiteti i reshjeve ka nisur të bjerë.

Bëhet fjalë për segmente rrugore që ndër vite kanë shfaqur të njëjtat problematika sa herë që qyteti përballet me reshje shiu, duke u kthyer në pika problematike për përmbytjen e rrugëve dhe vështirësimin e qarkullimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos