Pasi kanë siguruar Tonalin, sheikët e Newcastle janë hedhur totalisht në sulm për të rrëmbyer edhe Theo Hernandez-in nga Milani. Megjithatë, zërat e merkatos nuk po ia prishin pushimet yllit francez, i cili është duke shijuar në maksimum detin dhe diellin.
Ai është fotografuar së bashku me të dashurën e tij, Zoe Cristofoli, në një jaht. Madje, çifti nuk është kursyer dhe në publikimin e fotove në rrjetet e tyre sociale, aty ku ndiqen nga miliona fansa.
Sa i përket të ardhmes në futboll, për francezin kanë mbërritur shumë oferta në klub, por deri tani asnjë nuk ka bindur drejtuesit kuqezi. Pas United dhe Atletico Madridit, së fundmi garës i janë shtuar sheikët e Newcastle që duan të marrin shërbimet e lojtarit. Edhe pse operacioni duket mjaft i vështirë, për ta lënë të lirë futbollistin, Milani kërkon një ofertë faraonike, jo më pak se 100 milionë euro. (A2 Televizion)







