Shembet arena e ndeshjes me dema, raportohen viktima

Nga A2 CNN
27 Qershor 2022, 07:59 | Bota

Të paktën 4 persona humbën jetën dhe mbi 70 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e shembjes së arenës për ndeshje me dema në Kolumbi.

Stenda 3-katëshe e ndërtuar me dru nuk i rezistoi dot numrit të madh të spektatorëve të pranishëm dhe për këtë arsye u shemb duke i zënë ata poshtë.

Ngjarja u regjistrua në qytetin e El Espinal, ku mijëra njerëz ishin të pranishëm në arenë për të ndjekur një prej sporteve më të dashur për ta.

Guvernatori i Tolimës, në një deklaratë për shtyp bëri me dije se humbën jetën në incident 2 gra, një fëmijë dhe një burrë, ndërsa 30 persona të tjerë janë me plagë të rënda. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos