Shembet Kështjella historike e Gaziantep, shikoni çfarë ka mbetur pas tërmetit fatal në Turqi

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2023, 13:22 | Bota

Kështjella historike e Gaziantep u rrënua plotësisht pas tërmetit të madh me magnitudë 7.7 që goditi juglindjen e Turqisë, epiqendra e të cilit është rrethi Pazarcık i Kahramanmaraş.

Ndërsa disa bastione në pjesët lindore, jugore dhe juglindore të Kalasë historike të Gaziantepit në rrethin qendror të Şahinbeut u shkatërruan nga tërmeti, mbeturinat u shpërndanë në rrugë.

Kangjellat prej hekuri rreth oborrit ishin të shpërndara në trotuaret përreth. U shemb edhe muri mbajtës pranë kalasë. Në disa bastione janë vërejtur çarje të mëdha pas tërmetit.

Nga ana tjetër, kupola dhe muri lindor i xhamisë historike “Shirvani”, pranë kalasë, që thuhet se është ndërtuar në shekullin e 17-të, janë shembur pjesërisht. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/06/tmerr-pa-fund-ne-turqi-tjeter-termet-7-7-rihter/
https://a2news.com/2023/02/06/pa-koment-momenti-kur-turqia-goditet-nga-termeti-me-magnitude-78/

A2 CNN Livestream

Latest Videos