All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Shembet ndërtesa 12-katëshe në Miami, frikë për shumë viktima

Nga A2 CNN
24 Qershor 2021, 13:05 | Bota
All - Paragraf - 1

Një ndërtesë banimi 12-katëshe u shemb pjesërisht brenda natës në Surfside, afër Miami. Dhjetëra ekipe shpëtimi ndërhynë në vend, njoftoi departamenti i zjarrfikësve. Ende nuk bëhet e ditur se çfarë e shkaktoi shembjen, si edhe numri i viktimave apo të plagosurve, por një zjarrfikës i pranishëm në vendngjarje foli për disa vdekje. Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se një djalë u nxor i gjallë nga rrënojat.

"E gjithë pjesa e pasme e ndërtesës u shemb", tha rreshteri Marian Cruz i Miami Dade Fire Rescue. Qindra zjarrfikës dhe grupe të shpëtimit janë duke gërmuar në rrënoja.

All - Paragraf - 3

Policia bllokoi rrugët pranë objektit dhe dhjetëra automjete zjarrfikëse dhe shpëtimi, ambulanca, si dhe makina policie u mblodhën në vendin e ngjarjes. Në këtë lagje ndodhen apartamente të vjetra dhe të reja, shtëpi dhe hotele, me restorante dhe dyqane që shërbejnë për vendasit dhe turistët. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos