Shembet një pjesë e restorantit në Stamboll, njerëzit përfundojnë në det

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2022, 21:52 | Bota
Shembet një pjesë e restorantit në Stamboll, njerëzit

Momente paniku kanë mbizotëruar në Stamboll, në zonën e Bebekut pasi një pjesë restoranti që ndodhej pranë ujit është shembur.

Siç raporton rrjeti turk Haberler, ballkoni i restorantit pranë detit u shemb duke lënë të lënduar katër persona të cilët më pas u dërguan për ndihmë mjekësore.

https://twitter.com/yirmiucderece/status/1606360303960195082?s=20&t=zVQlT0bEXv5mQyyyK13Z1Q

Në pamjet e publikuara mund të shihen njerëz në ujë ndërsa tentojnë të dalin me not.

Për momentin nuk janë zbardhur rrethanat e sakta në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa operacioni për shpëtimin e atyre që kanë mbetur në ujë po vijon ende. (A2 Televizion)

https://twitter.com/Haber/status/1606360258720456704?s=20&t=jLjberfzPAizZmov-ZVtOg

A2 CNN Livestream

Latest Videos