





Shembet një shtyllë elektrike në autostradën Tiranë-Durrës ka paralizuar trafikun për disa minuta.
A2 CNN ka mësuar se shembja e shtyllës ka ardhur si pasojë e amortizimit të saj.
Siç duket edhe nga pamjet, kabllot e energjisë kanë qenë të shtrira në autostradë, ndërkohë që në vendngjarje ndodheshin efektivë të policisë që po punonin për normalizimin e trafikut.
Shembja e shtyllës është bërë shkak edhe për një aksident rrugor, pasi një drejtues mjeti ka ndaluar në momentin kur ka parë kabllot e energjisë shumë pranë tokës, por ai është goditur nga pas nga një tjetër shofer. Fatmirësisht nga përplasja ka pasur vetëm dëme materiale.
Policia bën të ditur se brenda pak minutash shtylla e rrëzuar është hequr dhe lëvizja e mjeteve është normalizuar. (A2 Televizion)